LAJMI I FUNDIT:

Presidenti polak: Rënia e raketave, me gjasë është shkaktuar  nga mbrojtja ajrore ukrainase

Presidenti polak: Rënia e raketave, me gjasë është shkaktuar  nga mbrojtja ajrore ukrainase

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar sot se raketat që kanë rënë në territorin e Polonisë mbrëmë, me gjasë “janë shkrepur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës”.

Duke folur para gazetarëve, Duda tha se Polonia akoma po analizon mundësinë e aktivimit të Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij duket se nuk do të jetë e nevojshme të përdoret kjo masë, transmeton Telegrafi.


Duda theksoi se nuk ka indikacione se shpërthimi i raketave në Poloni që vrau dy persona, “ishte sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar më shumë si një aksident të pafat.

Ndërkaq edhe presidenti amerikan Joe Biden, tha sot se “ka pak gjasa” që raketat të jenë shkrepur nga Rusia.

Kujtojmë që dy raketa mbrëmë ranë në fshatin polak Przewodow që gjendet vetëm gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në anën tjetër, ambasadorët e NATO-s janë duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet rënia e raketave në territorin e shtetit anëtar të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori