LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e vrarë Sami Thaqi

Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e vrarë Sami Thaqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi, i cili u vra të martën mbrëma në Zhur të Prizrenit, gjatë një bastisjeje në një shtëpi.

Presidenti Thaçi tha se sakrifica e policëve në mbrojtje të rendit dhe ligjit i obligon që të punojnë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët.


“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin ‘Hero i Kosovës’. Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët”, shkruan presidenti.

Ndryshe, të martën mbrëma nga një shpërthim është vrarë polici Sami Thaqi gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur të Prizrenit, si dhe janë plagosur dy policë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori