Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur sot në Shkodër, 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Në fjalën e tij drejtuar pedagogëve dhe studentëve, Meta tha: Historia, kultura, arsimi dhe traditat artdashëse të këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës dhe arsimit shqiptar. 60-vjetori i themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, por edhe për të gjithë vendin. Meta: Shkodra dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim në arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare.
Universiteti i juaj, i cili mban emrin e nderuar të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të shquara të historisë së Shqipërisë, bir i Shkodrës, i cili u radhit ndër të parët në plejadën e Rilindasve të Mëdhenj të Kombit, i cili kontribuoi si rrallë të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por në të gjithë çështjen kombëtare dhe kulturën tonë.
Meta tha se sot për vendin mbetet sfidë, integrimi europian ndaj kërkohet kontributi i të gjithëve.
Në përfundim, Meta vlerësoi njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor Dhimitër Dhorën me Titullin “Mjeshtër i Madh”
Universiteti “Luigj Gurakuqi” i hap më 2 shtator 1957 me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150, datë 18. 04. 1957 si “Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës”, (ILP), e para shkollë e lartë në vend pas asaj të Tiranës.
Ai ishte dhe vazhdon të jetë një nga institucionet më të rëndësishme të vendit dhe qendra më e madhe mësimore, shkencore dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?