LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Macron viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimit me Begajn të martën

Presidenti Macron viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimit me Begajn të martën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Presidenca konfirmoi takimin mes Presidentit Macron dhe Presidentit Bajram Begaj paraditen e nesërme.

Vizita e Macron në Tiranë përbën vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri. Macron pritej sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit por ai ka munguar për arsye të brenshme në Francë.


Zyra e shtypit e Presidentit Bajram Begaj dha detaje të agjendës së pritjes së Macron.

Macron pritet të mbërrijë në institucionin e Kreut të Shtetit në ora 08:25’ të mëngjesit të së martës, ku do të interpretohen dhe himnet e Shqipërisë dhe Francës. Më tej, do të realizohet parakalimi përpara truprojës së nderit. Më pas pritet prezantimi i delegacioneve, shënimet tek libri i kujtimeve dhe në fund do të realizohet dhe fotoja zyrtare. Më pas, axhenda vijon me takimin kokë më kokë mes dy presidentëve.

Axhenda e plotë në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori