LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik

Presidenti kroat shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik.

Njoftimi i tij të mërkurën ka ardhur dy ditë pas shpërndarjes së parlamentit në Kroaci.


Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, bashkë me Institutin Kroat për Shëndetësi Publike do të vendosin sesi do të mbahen zgjedhjet në kohën e pandemisë me coronavirus.

Kryeministri konservator, Andrej Plenkoviq ka thënë javën e kaluar se koalicioni i tij qeveritar preferon që zgjedhjet të mbahen disa muaj larg datës së rregullt, në mënyrë që shteti të ketë një qeveri me mandat të plotë, ashtu që të menaxhohet kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi.

Ekonomia e Kroacisë pritet të tkurret për 9.4 për qind këtë vit për shkak të kësaj pandemie.

Partia e qendrës së djathtë e Plenkoviqit, Unioni Demokratik Kroat, duket se ka fituar përkrahje shtesë gjatë kësaj periudhe, meqë në disa sondazhe është përpara rivalit kryesor, Partisë Social-Demokrate.

Ish-republika jugosllave, që ka gati 4.2 milionë banorë, ka raportuar së fundmi ulje të numrit të rasteve me coronavirus.

Turizmi konsiderohet se kontribuon në bruto-prodhimin e brendshëm për 20 për qind.

Megjithatë, kritikët opozitarë dhe ata të qeverisë, përmendin skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë kabinetin e Plenkoviqit prej vitit 2016.

Më 30 korrik, Kroacia përfundon presidencën e parë ndonjëherë gjashtëmujore në Bashkimin Evropian, dhe ia dorëzon atë Gjermanisë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori