LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat për sulmin në Banjskë: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të hysh pa aprovim

Presidenti kroat për sulmin në Banjskë: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të hysh pa aprovim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator.

Milanoviq në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Serbia “duhet të japë disa përgjigje” lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit.


“Pozicionet tona janë të qarta, Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra që janë të dukshme dhe që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as një fëmije të vogël. Dikush duhet të japë përgjigje, nuk po i drejtoj gishtin askujt, por dikush qëndron pas. Nëse nuk ka pasoja, do të thotë se jemi në pritje të një ngjarjeje të tillë të radhës, me përmasa më të mëdha, dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, u shpreh ai.

Milanoviq tha se në bazën e ushtrisë serbe ku janë publikuar dëshmitë se është stërvitur grupi serb duhet aprovim për t’u futur aty.

“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt. Armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”, tha Milanoviq.

Presidenti kroat shtoi se Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.

“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë. Por tani nuk jemi në vitin 1014, jemi në vitin 2023”, tha ai.

E presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për sanksionim ndaj Serbisë, duke thënë se mos veprimi do të sjellë inkurajimin e tyre për sulme ndaj Kosovës.

Osmani ka theksuar se tashmë sipas të gjitha provave, qëllimi i grupeve terroriste që sulmuan Kosovën më 24 shtator ka qenë aneksimi i veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori