0Shares

Banka TEB Sh.A. ka pranuar sot mirënjohje të rëndësishme nga Presidenti i shtetit në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mesin e kompanive që ka vlerësuar për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës ka ndarë mirënjohje edhe për Bankën TEB Sh.A.

Ndarjen publike të kësaj mirënjohje, Presidenti Thaçi e ka bërë ne panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavaresise Ekonomike te Kosoves”, te organizuar nga Oda Ekonomike e Kosoves (OEK).

Banka TEB ka pranuar mirënjohjen me motivacionin ndër “10 Kompanitë kosovare punëdhënëse më të mëdha”.

Përvjetori i Bankës TEB Sh.A. koincidon me përvjetorin e shtetësisë së Kosovës, pasi që ka filluar të operojë në janar të vitit 2008.

Kjo mirënjohje është e dyta në mesin e mirënjohjeve që ka marrë Banka TEB në javët e fundit, pas asaj është cilësuar ndër “Taksa paguesit më të mëdhënj për vitin 2017”.

TEB Sh.A. është pjesë e rrjetit botëror bankarë, BNP Paribas me të cilin ofron praktikat më të avancuara të bankimit modern si në 73 vende të tjera të botës.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.

Artikull i Sponzoruar
Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)