LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kolumbian premton heqjen e taksës së qirasë për kompanitë që merren me kriptovaluta

Presidenti kolumbian premton heqjen e taksës së qirasë për kompanitë që merren me kriptovaluta

Presidenti kolumbian Ivan Duque, ka premtuar të heq taksën e qirasë për kompanitë që si aktivitet kanë teknologjinë Blockchain apo të kriptovalutave.

Duque gjatë hapjes së ANDICOM, një kongres ndërkombëtar mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit që mbahet çdo vit në Cartagena de Indias në Kolumbi, tha se ishte i fiksuar me teknologjinë, veçanërisht me robotikën dhe inteligjencën artificiale, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, përdorimi i teknologjive të përparuara mund të ndihmojë shtetin të luftojë korrupsionin së bashku me përmirësimin e fushave të tilla si siguria, drejtësia dhe mjekësia. Ai propozoi të përdorë teknologjinë Blockchain për t’i kontrolluar fondet publike dhe për të zbuluar anomalitë.


Duke folur për industrinë e kriptovalutave, Duque premtoi t’iu lehtësojë bizneseve taksën e qirasë për ato që merren me kriptovaluta me kusht që të gjenerojnë një numër të caktuar të vendeve të reja të punës.

Senati kolumbian është po aq optimist për teknologjinë Blockchain, duke deklaruar se “mund të ndryshojë jetën”. Përveç kësaj, në maj të 2018-së u krijua shoqata kombëtare e teknologjisë Blockchain.

Në të njëjtën kohë, industria financiare e vendit deri më tani ka qenë mjaft skeptike në lidhje me krizat e monedhave. Për shembull, në një moment bankat kolumbiane mbyllën të gjitha llogaritë e Buda.com. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori