LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kinës paralajmëron se virusi vrasës është duke u përhapur më shumë pas vdekjes së mjekut që po trajtonte pacientët

Presidenti i Kinës paralajmëron se virusi vrasës është duke u përhapur më shumë pas vdekjes së mjekut që po trajtonte pacientët

‘Coronavirusi vdekjeprurës po përshpejtohet dhe Kina po përballet me një situatë të rëndë’, tha presidenti kinez – pasi vdiq një mjek nga virusi, dhe SHBA-të përgatiten të evakuojnë qytetarët nga Wuhan i goditur nga kriza. 

Qyteti i goditur nga virusi kinez, Wuhan, tashmë në bllokim dhe ku virusi mendohet të ketë origjinën, ndaloi përdorimin e shumicës së automjeteve në qendër të qytetit.


Po ashtu janë paralajmëruar mbyllja e shkollave ​​për dy javë pasi autoritetet po përpiqen për të ndaluar përhapjen e një sëmundje që ka infektuan më shumë se 1.400 njerëz në të gjithë botën dhe vrarë 41 deri më tash transmeton Telegrafi.

Presidenti kinez Xi Jinping foli pas një takimi urgjent të qeverisë për të paralajmëruar se përhapja e virusit vrasës është duke u përshkallëzuar, pasi doli video që tregonte që rrëzoheshin edhe mjekët në spitalet në kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës qendrore, pasi shpërthimi i coronavirusit vazhdon të lëvizë nëpër botë.

SHBA përgatitet të evakuojë qytetarët e saj dhe diplomatët nga qyteti Wuhan
Lexo po ashtu SHBA përgatitet të evakuojë qytetarët e saj dhe diplomatët nga qyteti Wuhan

“Përballë situatës së rëndë të një përhapjeje të përshpejtuar të coronavirusit të ri, është e nevojshme të forcohet udhëheqja e centralizuar dhe e unifikuar e Komitetit Qendror të Partisë”, tha Xi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.

Ky reagim vjen ndërsa mjeku Liang Wudong, 62-vjeç, i cili ishte duke trajtuar pacientë në Wuhan, vdiq nga virusi këtë mëngjes.

Pas coronavirusit në Kinë, Instituti i Shëndetësisë jep rekomandime dhe vendos një ekipë mjekësore në Aeroportin Adem Jashari
Lexo po ashtu Pas coronavirusit në Kinë, Instituti i Shëndetësisë jep rekomandime dhe vendos një ekipë mjekësore në Aeroportin Adem Jashari

Wudong, i cili ishte në pension, por shkoi për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të prekur nga Coronavirusi, vdiq pasi kaloi shumë kohë duke trajtuar pacientët.

Rreth 56 milionë njerëz tani janë subjekt i kufizimeve të lëvizjes së tyre pasi autoritetet zgjerojnë ndalimet e udhëtimit në provincën qendrore Hubei, duke prekur tani 18 qytete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori