LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kazakistanit, Tokayev thotë se “terroristët kanë faj” për trazirat në vend

Presidenti i Kazakistanit, Tokayev thotë se “terroristët kanë faj” për trazirat në vend

Presidenti i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev, i cili i bëri thirrje Rusisë për ndihmë, fajëson terroristët e trajnuar jashtë vendit për kryengritjen.

“Bëhet fjalë për cenimin e integritetit të vendit dhe më e rëndësishmja, për sulmin ndaj qytetarëve tanë të cilët kërkojnë që unë t’i ndihmoj urgjentisht”, tha ai.


Tokayev shpërndau qeverinë, revokoi vendimin për rritjen e çmimit të karburantit dhe u distancua nga paraardhësi i tij, duke e zëvendësuar atë si president të Këshillit të Sigurimit me ndikim.

Por kjo nuk i ka qetësuar protestuesit që akuzojnë familjen dhe aleatët e Nazarbayevit se po pasurohen me naftë dhe burime minerale, duke e lënë vendin të varfër.

Çfarë fshihet pas protestave që po tronditin Kazakistanin?
Lexo po ashtu Çfarë fshihet pas protestave që po tronditin Kazakistanin?

Ndërkohë, operacioni antiterror po kryhet në rajonin Kizilorod të Kazakistanit (në jug të vendit), ku nga trazirat janë plagosur gjithsej 168 persona.

Ndryshe, autoritetet e Kazakistanit kanë raportuar se dhjetëra viktima në radhët e protestuesve si dhe policisë. /Telegrafi/