LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kazak ia thotë në sy Putinit: Nuk do t’i njohim si shtete Donetskun dhe Luhanskin

Presidenti kazak ia thotë në sy Putinit: Nuk do t’i njohim si shtete Donetskun dhe Luhanskin

Vladimir Putin në një forum ekonomik në Rusi u përpoq të justifikonte luftën në Ukrainë, por se kishte lider botëror që nuk u pajtua me të.

I ulur pranë tij në skenë, një aleat kryesor i presidentit rus, Kassym-Jomart Tokayev nuk u pajtua me liderin e Rusisë, raporton bloomberg.


Pasi i pari i shtetit rus argumentoi se po mbronte rusishtfolësit në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës lindore, të cilat Rusia i kishte njohur si të pavarura disa ditë përpara pushtimit, fjalën e mori presidenti i Kazakistanit, Tokayev.

“Kazakistani nuk njeh territore thuajse shtetërore, të cilat sipas mendimit tonë janë Luhansku dhe Donetsku”, tha Tokayev.

“Kaosi do të lindte në botë nëse do të shfaqeshin qindra vende të reja, megjithëse ka një konflikt midis parimeve ligjore të integritetit territorial të shteteve dhe të drejtës së njerëzve që jetojnë në to për vetëvendosje”, tha ai.

Putin sërish përmend Kosovën, arsyeton shpalljen e republikave në Donbas të Ukrainës
Lexo po ashtu Putin sërish përmend Kosovën, arsyeton shpalljen e republikave në Donbas të Ukrainës

Mosmarrëveshja e Tokayevit në takimin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ishte një shuplakë për Kremlinin, i cili po kërkonte të dëshmonte se Rusia po sfidonte me sukses sanksionet e SHBA-së dhe Evropës.

Kjo ishte edhe më e rëndësishme sepse Putin dërgoi trupa në Kazakistan në muajin janar me kërkesë të presidentit të Kazakistanit për të ndihmuar në shtypjen e asaj që presidenti kazak e quajti një tentativë për grusht shtet.

Ndryshe, dyja vendet gjithashtu janë anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një rival i Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Moska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori