LAJMI I FUNDIT:

Presidenti italian dërgon në Parlament paktin Meloni-Rama

Presidenti italian dërgon në Parlament paktin Meloni-Rama

Presidenti italian Sergio Mattarella ka autorizuar dërgimin në të dy dhomat e parlamentit italian të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për azilkërkuesit nga Afrika.

Protokolli për ngritjen e dy qendrave për zhvendosjen dhe stregimin e rrreth 3 mijë azilkërkuesve në vit në Shqipëri është nënshkruar më 6 nëntor në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.


Ndërkaq presidenti Mattarella në konferencën me ambasadorët italianë nëpër botë ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit të shteteve ballkanike.

“Duhet që të jemi më konkrete me afatet kohore dhe mënyrën sesi do të anëtarësojmë në BE shtetet e Ballkanit Perëndimor kur kanë kaluar 20 vite nga samiti i Selanikut. Këto shtete prej një kohe kaq të gjatë e kanë nisur rrugën e reformave të kërkuara. Tensionet në Kuvend shërbejnë si kambanë alarmi për ne dhe popujt e këtij rajoni. Integrimi ekonomik dhe politik duhet të përshpejtohet. Po ashtu duhet vijuar me reformën e brendshme të BE-së për heqjen e votimit me unanimitet si pengesë në këto procese.”

Në samitin e fundit për këtë vit të Këshillit Evropian u bë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit me shtetet ballkanike, por pa vendosur afate se kur do të ndodhë anëtarësimi i plotë i tyre në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori