LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të

Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka paralajmëruar se nuk do të ndryshojnë mendjen e tyre për sulmuesin Mauro Icardi, por ka shtuar se do të gjejnë një zgjidhje të mirë për të.

Ish-kapiteni është i padëshiruar  dhe aktualisht është duke u stërvitur i vetëm në Itali, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në Azi me Antonio Conte për turneun para-sezonal.

Ka raporte që Icardi i ka hedhur poshtë ofertat nga Napoli dhe klubet e tjera, sepse ai është i bindur se mund të ndryshojë mendjen e Contes.


Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve
Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

Megjithatë, presidenti kinez i Interit ka thënë se situata e Icardit nuk ka ndryshuar aspak.

Icardi së bashku me presidentin Steven Zhang

“Icardi është një lojtar i madh, një njeri i mirë dhe ai ndihmoi klubin me shumë gola në të kaluarën”.

“Ne jemi të sigurt se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të”, ka thënë Zhang për gazetën Corriere della Sera.

Ancelotti: James dhe Icardi do të shkëlqenin në Napoli
Lexo po ashtu Ancelotti: James dhe Icardi do të shkëlqenin në Napoli

Presidenti u pyet nëse ka pasur ndonjë ndryshim në zemrën e tij, duke pasur parasysh mungesën e sulmuesve tani?

“Jo”, ishte përgjigja e shkurt e tij.

Juventusi dhe Napoli janë pretendentët kryesor për nënshkrimin e Icardin, dhe çmimi i kërkuar nga Interi duket të jetë 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori