LAJMI I FUNDIT:

Presidenti francez ka bërë diçka që asnjë lider botëror më parë nuk ka pasur guximin t’i bëjë Putinit (Foto/Video)

Presidenti francez ka bërë diçka që asnjë lider botëror më parë nuk ka pasur guximin t’i bëjë Putinit (Foto/Video)

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë diçka që asnjë lider tjetër botëror nuk ka pasur guximin ta bëjë në prezencë të presidentit rus Vladimir Putin.

Derisa ishte duke biseduar me homologun e tij rus, Macon ka kritikuar ashpër mediat ruse të cilat sipas tij po bëjnë propagandë, transmeton Telegrafi.


Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin rus, Macronit i është kërkuar të sqaroj vendimin që gjatë fushatës presidenciale t’ia ndalojë qasjen “Russia Today” dhe “Sputnik”, ai tha se këto dy media kanë bërë propagandë të madhe kundër tij.

“Russia Today dhe Sputnik kanë qenë media me ndikim, që në disa raste kanë raportuar të pavërteta serioze për mua dhe fushatën time. Kjo është arsyeja pse nuk janë ftuar në kampin tim zgjedhor. Duhet ta pranojë që Russia Today dhe Sputnik nuk kanë vepruar si media dhe gazetarë, por si agjentë që mundohen të ushtrojnë ndikim dhe propagandë. Këtë kurrë nuk do ta lejoja”, ka shtuar presidenti francez, derisa po qëndronte vetëm disa centimetra larg të parit të Kremlinit.

Stafi zgjedhor i Macronit kishin akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike dhe rrjedhjen e e-mailave nga shtabi i Macronit, qëllimi i të cilëve ishte të ndikojnë në rezultat e zgjedhjeve, siç përflitet së ndodhi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, ku Rusia akuzohet se ka ndërhyrë në rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori