LAJMI I FUNDIT:

Presidenti flet me heshtje, kalon ligji për legalizimin e kanabisit në Shqipëri

Presidenti flet me heshtje, kalon ligji për legalizimin e kanabisit në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj aprovoi me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 2 deri në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit.

Të njëjtin aprovim Presidenti dha edhe për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.   Gjeti rrugën e mesit, atë që Kushtetuta ia njeh kur Presidenti i Republikës nuk është 100% dakord me ligjet e ardhura nga Kuvendi.


Mes dekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend Bajram Begaj zgjodhi të heshtë duke mos penguar gjithsesi hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara, trajtimi special për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor

Ndonëse është mjek në profesion, dhe pavarësisht takimit që zhvilloi me studentët e mjekësisë, Kreu i Shtetit duket se nuk krijoi bindjen për ta kthyer për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vjet në spitalet publike.

Të njëjtin fat pati edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Me heshtjen e tij, Presidenti i Republikës nuk pengoi ligjin e miratuar nga Parlamenti që bën Shqipërinë pjesë të atyre vendeve që do të lejojë kultivimin e bimës narkotike.

Konflikti ndërmjet maxhorancës dhe opozitës u agravua në seancë e fundit plenare edhe për shkak se në rendin e ditës u fut jashtë procedure ligji për Akademinë e Shkencave. Opozita e lexoi këtë ligj si të porositur për t’i dhënë një mandat të dytë Skënder Gjinushit, dhe kanë dërguar një sërë kërkesash në adresë të Bajram Begajt për ta mos e dekretuar.

Por forma me të cilën do të flas Presidenti për këtë akt do të mësohet të martën kur s’kadon afati për t’u shprehur./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori