LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Bundestagut Gjerman uron Vjosa Osmanin

Presidenti i Bundestagut Gjerman uron Vjosa Osmanin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble.

Ai e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.


“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e kreut të Budestagut gjerman.

Në këtë telegram, Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë Osmanin në Berlin.​ /Telegrafi/