LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen në samitin e G20

Presidenti brazilian: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen në samitin e G20

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të arrestohet në Brazil, nëse vendosë të marrë pjesë në takimin e Grupit të 20-ës në Rio De Janeiro gjatë vitit të ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë në prag të G20-ës në Delhi për Firstpost, Lula ka thënë se Putini do të ftohet në këtë ngjarje që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, duke shtuar se personalisht planifikon të marrë pjesë në takimin e bllokut të BRICS, transmeton Telegrafi.


“Mendoj se Putin lehtë mund të arrijë në Brazil. Ajo çfarë mund t’ju them se nëse jam president i Brazilit dhe ai të arrijë në këtë vend – nuk ka gjasa që të arrestohet”, tha Lula.

Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare të mars lëshoi urdhër-arrest për Putinin, duke e akuzuar për krime të luftës, depërtim ilegal të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se forcat e saj janë përfshirë në krime lufte dhe se nuk kanë kryer deportime të dhunshme të fëmijëve ukrainas.

Që nga ky urdhër-arrest, Putin ka shmangur shumë takime ku janë mbledhur liderët botërorë, kurse në G20 që po mbahet në Delhi nuk u duk fare – ku vendosi ta dërgojë ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nxënës i vdekur, disa të lënduar – pasi një autobus shkollor godet një automjet, del nga rruga dhe përplaset me një pemë në Gjermani

Një nxënës i vdekur, disa të lënduar – pasi një autobus shkollor godet një automjet, del nga rruga dhe përplaset me një pemë në Gjermani

Evropa
Rusia mund të sulmojë NATO-n në më pak se 36 muaj – paralajmëron kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë

Rusia mund të sulmojë NATO-n në më pak se 36 muaj – paralajmëron kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë

Botë
Imazhe satelitore që tregojnë se ushtria izraelite ka 'filluar operacionet tokësore' në Gazën jugore

Imazhe satelitore që tregojnë se ushtria izraelite ka 'filluar operacionet tokësore' në Gazën jugore

Botë
Studimi amerikan: Tregtarët izraelitë të bursave dinin për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Studimi amerikan: Tregtarët izraelitë të bursave dinin për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet "copë-copë" kur municioni që ishte brenda përfshihet nga zjarri

Evropa
Australianja tronditet me gjarprin që i hyri në shtëpi

Australianja tronditet me gjarprin që i hyri në shtëpi

Australia
Kalo në kategori