LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Biden shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për “Green Card”

Presidenti Biden shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për “Green Card”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të “Green Card” të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Donald Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së coronavirusit.


Zoti Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë të mërkurën që shfuqizonte ndalimin e vizave.

Presidenti demokrat tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të zotit Trump.

Grupet për mbrojtjen e imigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Zoti Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm.

Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni bllokoi ndalimin e zotit Trump për ata punëtorë të huaj pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë.

Curtis Morrison, një avokat imigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se zoti Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit.

Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori