LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj thirrje shoqërisë civile: Angazhohuni në mbikëqyrjen e zgjedhjeve

Presidenti Begaj thirrje shoqërisë civile: Angazhohuni në mbikëqyrjen e zgjedhjeve

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025, me qëllim arritjen e plotë të standarteve që kërkon ligji.

Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet me dije se në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Sipas njoftimit të Presidencës, duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.


Njoftimi i Presidencës:

Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji.

Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

“Ishte kënaqësi që ndamë së bashku të gjitha pikëpamjet tona mbi procesin. E vlerësoj shumë kontributin tuaj dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në proceset e shkuara elektorale”, – theksoi Presidenti Begaj gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje”, u shpreh Kreu i Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

​“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

Lajme
Ankesat në PZAP, Cakolli: LVV ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi

Ankesat në PZAP, Cakolli: LVV ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi

Lajme
I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Politikë
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për herë të parë bëhet stentimi i arterieve karotide, pamje nga intervenimi

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për herë të parë bëhet stentimi i arterieve karotide, pamje nga intervenimi

Shëndetësi
Ankesat e LVV-së në PZAP, Lushaku: Mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve

Ankesat e LVV-së në PZAP, Lushaku: Mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve

Lajme

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Lajme
Kalo në kategori