LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shtetësinë

Presidenti Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shtetësinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për shtetësinë. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky këtë ligj nuk është miratuar sipas kushtetutës, e cila parashikon miratimin me shumicë të cilësuar.

“Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”.


Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën
Lexo po ashtu Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Sipas presidentit në ndryshimet në ligj janë konstatuar shkelje procedurale.

“Në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese (shkronja “b” e pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës) është shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit”.

Kaos në dhënien e shtetësisë shqiptare, institucionet zvarrisin aplikimet përtej afateve - procesi i bllokuar prej muajsh
Lexo po ashtu Kaos në dhënien e shtetësisë shqiptare, institucionet zvarrisin aplikimet përtej afateve - procesi i bllokuar prej muajsh

Begaj thekson se “fitimi i shtetësisë me natyralizim sipas Konventës ka kusht të detyrueshëm qëndrimin në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme për një periudhë të caktuar përpara depozitimit të aplikimit. Kohëzgjatja e periudhës së rezidencës varet nga vullneti i ligjvënësit. Konventa, nga ana e saj, kërkon vetëm që kjo kohëzgjatje të mos jetë më e madhe se dhjetë vjet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori