LAJMI I FUNDIT:

Presidenca: Rusia po mbështet veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës

Presidenca: Rusia po mbështet veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës, të dielën pasdite.

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, ka thënë se barrikadimi i rrugëve në veri po bëhet me urdhër direkt të Presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

“Me urdhër direkt të Vuçiqit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është përpjekje flagrante për minuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Fakte për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Për ditë të tëra Vuçiq promovoi narrativë të rreme se serbët po persekutohen nga institucionet. Sot në orën 16, Petkoviq ia transmetoi urdhrin e Vuçiqit, Radoiçiqit (i sanksionuar), strukturuesit të paligjshëm të Serbisë filluan të ngrenë barrikada”.

Tutje theksoi se Rusia po mbështet plotësisht veprimet përshkallëzuese të Vuçiqit në veri të Kosovës.

“Vuçiq qartazi ka vendosur t’i qëndrojë besnik zotërisë së tij në Kremlin”.

“Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, për më tepër po i bën një nder Putinit duke krijuar tensione në Kosovë”, tha Vela./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori