LAJMI I FUNDIT:

Prerjet e flokëve që do të jenë tendencë e 2016-ës!

Prerjet e flokëve që do të jenë tendencë e 2016-ës!

Uebsajti Refinery 29 na sugjeron që të ndryshojmë prerjen e flokëve.

Tre stilistë të famshëm flokësh, Larry Sims, Adir Abergel dhe Wes Sharpton janë të një mendimi: 2016-a nuk është viti i përtaceve. Nuk ka më prerje ‘alla rehat’; viti që vjen, sjell tendenca që do t’ju bëjnë ta shihni veten në një standard krejt tjetër!

Shfletoni galerinë për të parë prerjet që ‘çdo femër do të dojë t’i ketë’ në 2016-ën! Këto do të jenë prerjet që çdo femër do të dojë në vitin e ri.

Së pari, prerja juaj do të jetë ajo që do t’i përshtatet llojit të flokëve tuaj!
Shumica e vajzave që i presin flokët sipas tendencave të fundit, ankohen se nëse nuk i krehin siç i kanë modelet apo aktoret nëpër katalogë, floku u duket shumë i thatë dhe pa formë. Moda e prerjeve do të japë një liri më të madhe për çdo lloj floku – të thatë, të yndyrshëm, kaçurela, onde, të drejta- në vitin që vjen. Kur të shkoni tek parukieri, thojini t’ju bëjë prerjen që ua nxjerr më në pah shkëlqimin dhe formën e flokut.

Prerja ‘bob’ e viteve ’20-‘30
Të tre stilistët parashikojnë se flokët e shkurtër do të kenë një rikthim të fuqishëm në 2016-ën. Prerja e viteve ’20, në stilin e ‘Getsbit të Madh’ apo Coco Chanel, do të jetë më e përhapura. Por kjo nuk do të thotë se duhet të visheni në një stil të vjetër- e bukura e kësaj prerjeje është se mund ta modeloni në format moderne; me onde, por edhe drejt, për të qenë më shik.

Flokë të gjatë, me shkallëzim
Për ato që nuk heqin dot dorë nga gjatësia, shkallëzimi në flokë të gjatë është një tendencë e vitit 2016. Duke i shkallëzuar, mund ta çoni formën e flokëve aty ku dëshironi ju. Shtojini edhe disa dritëhije, si Cara Delevingne. Nuk do të ndiheni kurrë jashtë mode!

Format gjeometrike
Sims, stilisti i flokëve të Lupita Nyong’O në kopertinën e revistës Rhapsody, thotë se zgjodhi këtë prerje, pasi është tepër e rregullt dhe e pastër. Sipas tij, prerjet e tilla trekëndore duken bukur sidomos në flokë me forma shumë të përcaktuara, si kaçurrelat shumë të vogla.

Balluket e parregullta
Balluket do të jenë trendi më i përhapur në vitin 2016. Të rralla, të çrregullta, që e lënë ballin të duket, ato do të dalin jashtë kornizave, shkruan Anabel. Edhe vajzat me flokë ‘të pabindur’, si onde apo kaçurrela, tani nuk do ta kenë më problem-sa më të parregullta balluket, aq më IN do të dukeni!

jë lloj bob-i, por më i gjatë
Është sugjerimi i stilistëve që femrat më shumë e duan. Sepse është një lloj bob-i, por më i gjatë. Modern, klasik, i thjeshtë, por edhe seksi në të njëjtën kohë. Duke qenë një bob (prerje e drejtë, pa shumë shkallëzim), mbetet një prerje shumë shik. Stilistët e flokëve thonë se ‘është një gjatësi e përkryer sepse mund të dukesh moderne duke ruajtur pamjen seksi që kanë flokët e gjatë’. /Telegrafi/