LAJMI I FUNDIT:

Premton Konsistencë – Rikthehet Prishtina Music Conference për edicionin e dytë

Premton Konsistencë – Rikthehet Prishtina Music Conference për edicionin e dytë

Në mediat sociale kemi parë rishfaqjen e Prishtina Music Conference, ku në postimin e fundit bëjnë të ditur se do të kthehen me edicionin e dytë në nëntor të këtij viti.

Ne postim thuhet se me suksesin e vitit të parë, si dhe duke i marre parasysh komentet e rëndësishme nga mysafiret, folësit e panelistet, PMC II, organizuar edhe njëherë nga kompania Rave e mbështetur nga agjensioni i shkrimit Bridge, vjen me formatin e njëjtë (prezantimi, panel diskutime, performance, expozita, dhe seminare) – por me një premtim të konsistencës në program.

Sipas Rave, paraqitja e programit në vitin e parë ishte tejet i suksesshëm marre parasysh të pranishmit edhe nga qeveria e vendit. Tema kryesore e këtij viti mund te jete dancefloor-i, pa anashkaluar tema te tjera që ndërlidhen indirekt me t’parën. Pyetur se çka nënkuptojnë me konsistencën e përmendur, Rave shpjegon se si konsistenca në pune bien ndryshimin, por pa thënë asgjë më shume rreth programit.


Në edicionin e parë mbajtur në dhjetor të vitit 2021, me moton “vesht’ kane sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë” temat ishin të numërta, ku ra ne sy tema e problemit te shëndetit mendor në skenën e muzikës, si ti shpëtojmë modelit të biznesit hiper-kapitalist te muzikes, tema mbi shijen, nostalgjia e gjeneratave më të vjetra në Kosovë, si dhe tema tjera të ndryshme.

Rave kishte sjellur për PMC folës si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard e Hedon Blakaj, me panelist si Rosana Corbacho, Vjosa Shala, Grego O’Halloran, e moderator Julia Richter, ndër të tjerë.

Në trend Magazina

Më shumë
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Magazina
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Magazina
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Performanca e bujshme dhe e diskutueshme e Jennifer Lopez në një sfilatë mode në Arabinë Saudite

Performanca e bujshme dhe e diskutueshme e Jennifer Lopez në një sfilatë mode në Arabinë Saudite

Magazina
Kalo në kategori