LAJMI I FUNDIT:

Premtime të ndryshme nga të gjithë – kandidatët për president vazhdojnë takimet me qytetarët

Premtime të ndryshme nga të gjithë – kandidatët për president vazhdojnë takimet me qytetarët

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut e cila ka nisur më 4 prill, tashmë është futur në javën e dytë. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar takimet me qytetarët dhe aktivitetet e tyre.

Kandidati për president Stevo Pendarovski, sot para banorëve të Bërvenicës kërkoi mbështetjen e tyre.


Duke theksuar se në pesë vitet e kaluara si president ai ka punuar që të gjitha bashkësitë etnike të kenë mundësi të barabarta, Pendarovski theksoi se i respekton të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe nuk i ndan ata pa dallim gjinie, moshe, etnike, kombëtare, politike apo përkatësia partiake ose mbi ndonjë bazë tjetër. Ai u premtoi qytetarëve të Bërvenicës se edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë të ndërtojë ura të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit, sepse, siç tha, Maqedonia duhet të mbetet vend ku jetojnë qytetarë të barabartë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sonte në tubimin në Butel tha se pretendon se do ta zbatojë atë që ka shkruar në programin zgjedhor, sepse siç theksoi ajo, këto nuk janë fjalë të zakonshme, por nuk është letër, siç tha është besim, premtim dhe obligim.

Sipas saj, qeveria që po largohet është qeveria më e tmerrshme – e hutuar, kaotike, e frustruar, e pasigurt, infantile, e pastaj shtrihet pas fyerjeve, shpifjeve. “Ata nuk kanë raport dhe llogari për atë që kanë bërë, sepse kanë bërë atë që nuk u lejohet, e jo atë që është e nevojshme në interes të shtetit dhe qytetarëve”, tha Siljanovska-Davkova.

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski tha sot se çelësi i përkushtimit dhe betejës së tij do të jetë se si të krijojë kushte që populli e veçanërisht të rinjtë të mos emigrojnë. Sipas tij, nga vendi ynë disa shpërngulen për arsye ekonomike, por një pjesë e madhe largohen nga fakti se nuk ka sistem funksional.

“Republika e Maqedonisë ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës investues në të cilin një pjesë e punimeve do të jepen me koncesion, para së gjithash këtu kam parasysh hekurudhën dhe hidrocentralet dhe gjithçka tjetër, si rezultat i investimeve të mëdha në sektorin e ndërtimit do të thotë se do të ketë rritje ekonomike, produkti social bruto do të rritet, do të kemi më shumë mundësi punësimi, do të zhvillohet edhe pjesa tjetër e 24 degëve industriale, dhe kjo do të thotë mundësi më e madhe për kthimin e të rinjve tanë këtu në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Stevço Jakimovski.

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani në kuadër të fushatës parazgjedhore zhvilloi takime me banorët e Ohrit. Osmani theksoi se qytetarët në këto zgjedhje duhet të zgjedhin mes dy alternativave, integrimit apo izolimit, bashkëjetesës apo tensionimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe progresit apo kthimi prapa.

“Kemi parti politike që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar neve nga vendimmarrja. Unë sot i dhashë një porosi kundërkandidates time, Gordana SIljanovska, bile ja përkujtova Kodin Penal, i cili thotë se në shtetet multientike, të kërkoni 61 deputetë për t’i përjashtuar shqiptarët, për t’i përjashtuar turqit, boshnjakët, romët nga vendimmarrja, nuk është asgjë më pak se sa shovinizëm i plotë, është etnocentrizëm që kërkon prishte të raporteve ndëretnike. Fronti Evropian e ofron të kundërtën, i ka bërë të gjitha komunitetet bashkë për të ruajtur harmoninë, për të ruajtur bashkëjetesën dhe për të garantuar të ardhmen evropiane”, tha Bujar Osmani.

Kandidatja e “Të Majtës” Biljana Vankovska, e vazhdoi prezantimin e programit për presidente, në takime me qytetarë në Strugë.

“Tani jam në Strugë, qytet që më kthen njëzet vjet pas, gjatë qëndresës së struganëve ndaj organizimit territorial që u fut në atë kohë. Mund të them se fjalimi im i parë, një adresë nga rruga, para qytetarëve ishte këtu. Qyteti sigurisht ka ndryshuar, por njerëzit kanë të njëjtën dhimbje, që është një pushtet lokal i korruptuar, një qeverisje qendrore e korruptuar dhe sigurisht të rinjtë që po largohen. Një pjesë e së kaluarës është fshirë praktikisht. Sidomos po të merren parasysh disa lëvizje që janë bërë këtu në një ndikim nacionalist, do të thosha këtu sidomos pas shkollave”, theksoi Vankovska.

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot zhvilloi takim me kryetarin e Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani. Në takim u bisedua për përpilimin e një ligji për dëmshpërblimin e këtyre të burgosurve politikë si dhe për rastet e montuara siç është rastin “Monstra”, “Alfa”, “Sopoti” dhe për pafajësinë e këtyre njerëzve.

“Sot kisha kënaqësi të takohem me një grup të njerëzve të cilët janë prej Shoqatës së të burgosurve politikë, me të cilët biseduam për telashet dhe hallet e tyre. U bisedua për një ligj për të cilin ata kanë biseduar edhe me partitë tjera politike prej vitit 2004 për zhdëmtimin e këtyre personave të cilët kanë qenë të burgosur politikisht. Po ashtu biseduam edhe për rastet e montuara të cilat mbeten enigmatike dhe pa sqarime”, u shpreh Taravari pas takimit.

Asnjëherë nuk do të pajtohem me amendamentet kushtetuese që ridefinojnë zgjedhjen e presidentit me zgjedhje në Kuvend, e jo nga qytetarët, tha sot nga Kërçova kandidati për president Maksim Dimitrievski.

Dimitrievski tha gjithashtu se nëse bëhet president do t’i japë fund valëvitjes monolit të flamujve në mbarë vendin. “Vendi ka flamur shtetëror dhe duhet të respektohet ajo që shkruhet në përputhje me kushtetutën dhe ligjet. Duhet të ndërtojmë një shoqëri të vërtetë multietnike në të cilën të gjithë kanë të drejta të barabarta, por edhe obligime të barabarta”, tha Dimitrievski.

Zgjedhjet presidenciale në RMV do të mbahen më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me ato kuvendare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori