LAJMI I FUNDIT:

Premierë: “Kush je ti”, goditja që vjen me një super klip nga Lumi B me Gjikon

Premierë: “Kush je ti”, goditja që vjen me një super klip nga Lumi B me Gjikon

Lumi B ka publikuar në bashkëpunim me Gjikon videoklipin e shumëpritur tash e sa kohë.

Klipi i parlajmëruar si një klip me buxhet të lartë, shihet si i tillë edhe nga kualiteti i xhirimeve dhe skenave më ndryshe në krahasim me skenën e hip hopit shqiptar.

Klipi është realizuar nga produksioni i RedBox, pasi shtëpia e hiteve e udhëhequr nga BigBang mban edhe vulën e këngës. Lumi B dhe Gjiko janë përkujdesur vet për tekstin.


“Kush je ti” është kënga që e parë është bërë me videoklip nga mixtape, “Energjiko”.

Kujtojmë se “Energjiko” theu rekorde të shkarkimeve në ditët e para të publikimit.

Gjiko mixtape të tij prej ku dolën shumë hite dhe do të dalin shumë klipe e publikoi falas për adhuruesit, në një marrëveshje me GoldenEagle.

Ndërkaq, Lumi B vjen nga suksesi i madh me “Likin”, që u bë një projekt viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/