Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka publikuar videoklipin e ri të tij, “Yamborghini”.

Projekti është lansuar në mënyrë befasuese pa asnjë paralajmërim.


“Yamborghini” është punuar në muzikë dhe tekst nga Marshall Jungle, DJ superylli i Babastars, teksa instrumentali nga Pluto.

Videoklipi është realizuar nga Entermedia, top produksioni nga Kosova.

Në videoklip shfaqet vetura më e re e llojit Lamborghini, kurse reperi shfaqet thjesht duke performuar këngën e re.

Kënga ka tekst të fuqishëm dhe me shumë thumba për rivalët e tij. /Telegrafi/