LAJMI I FUNDIT:

Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare

Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare

Eksperti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Marko Prelec tha se zbatimi nga Qeveria e Kosovës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është lajm i mirë, sepse i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe i heq vendit siç e quajti ai, “një njollë të madhe” në reputacionin ndërkombëtar.

“Ky është lajm i mirë, por jo për t’u befasuar sepse u bë shumë e qartë që ishte një kusht i vendosur në mënyrë që Kosova të mund të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diçka që ne, Grupi Ndërkombëtar i Krizave e kemi kërkuar prej kohësh. Mendojmë se është një gjë shumë e mirë për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit dhe të jetë nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi bërë thirrje që Serbia ta mbështesë këtë përpjekje, gjë që ata refuzuan ta bëjnë”, deklaroi ai, për Zërin e Amerikës.


Prelec tha se ishte e vështirë të kuptohej se si një vend i përkushtuar ndaj rendit të ligjit, kishte injoruar vendimin e Gjykatës së vetë Kushtetuese për tetë vjet.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Megjithatë ai tha se “është dekurajuese që Qeveria e Kosovës megjithëse mori vendim për zbatimin e tij, vlerësoi se ishte e nevojshme ta kritikonte sërish vendimin. Por të paktën po fillon zbatimi dhe ky është një lajm shumë i mirë.”

Prelec thotë se në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike vendimi për zbatimin është “një hap që ndihmon dhe në planin afatgjatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë shumë i dobishëm për tërë Kosovën, por në veçanti për serbët e Kosovës pasi u siguron një institucion tjetër të cilit mund t’i drejtohen nëse dhe kurdo që ndihen se të drejtat e tyre nuk po respektohen plotësisht nga sistemi i drejtësisë.”

Lidhur me tensionet në terren, ai thotë se “gjërat kanë shkuar shumë më larg dhe do të nevojiten më shumë veprime nga të gjitha palët për t’i qetësuar ato”.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori