LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Gjashtëvjeçari refuzon të largohet nga vëllai, pasi u braktisën nga nëna e tyre (Video)

Prekëse: Gjashtëvjeçari refuzon të largohet nga vëllai, pasi u braktisën nga nëna e tyre (Video)

Një foshnje dhe vëllai i tij më i madh janë braktisur nga nëna e tyre në Vietnam.

Banorët e tronditur kanë zbuluar foshnjen e mbështjellë në një batanije brenda një arke birre dhe 6 vjeçarin e ulur në tokë afër vëllait të tij.


Një video shokuese tregon momentin kur 6-vjeçari, i cili qan me të madhe, refuzon që të largohet nga vëllai i tij, ndërsa banorët mundohen t’i ndihmojnë.

Nëna e tyre i kishte zbritur nga një motoçikletë në orën 5 të mëngjesit dhe u kishte thënë që do shkonte të merrte benzinë dhe nuk u kthye kurrë më.

Policia është vënë në kërkim të prindërve të dy fëmijëve, kurse një punonjës në komunë ka thënë se foshnja është dërguar në spital.