LAJMI I FUNDIT:

Prej cilit vit daton marka e njohur Shell?

Prej cilit vit daton marka e njohur Shell?

Prej më shumë se 100 viteve, fjala Shell, apo shenja e guaskës së detit si ne e njohim, me ngjyrat e kuqe dhe të verdha, e kanë identifikuar markën Shell si markë me vlera të kualitetit të lartë për produktet dhe shërbimet që i ofron në të gjithë botën.

Fjala Shell së pari u shfaq në vitin 1891, si markë tregtare për kerozinë në Lindjen e largët e nisur nga Marcus Samuel dhe kompania e tij,
Ky biznes i vogël në Londër fillimisht u zhvillua me tregtinë me guaska antike dhe orientale, pastaj u bë shumë i famshëm kur dhe qytetaret gjatë sundimit të mbreterëshes Viktoriane, vendosën që ti përdorin guasat si dekorim nëpër kutitë e tyre te gjërave me vlerë, ku dhe së shpejti formuan kompaninë me fitimprurëse për import dhe eksport në Lindjen e largët.

Fjala u ngrit në statusin e korporatës në 1897, kur Samueli formoi Shell Transport dhe kompanine per tregti. Logoja e parë në vitin 1901 ishte një guaskë e midhjes, por 1904 ishte prezantuar për herë te parelogo të cilën edhe e njohim ne ose emblema“pecten” si guaskë e detit, për ti dhënë një përfaqësim visual edhe emrit të korporatës dhe markës.

Kur kompania Royal Dutch Petroleum dhe Shell Transport and Trading u bashkuan në 1907, emri i markës dhe simboli i kësaj të fundit (Shell dhe pecten) u bë emri dhe emblema e shkurtër e grupit të ri Royal Dutch Shell duke mbetur kështu qe nga atëherë.

Forma e emblemës Shell ka ndryshuar gradualisht gjatë viteve në përputhje me trendet e dizajnit grafik. Emblema e tanishme u prezantua në vitin 1971. Tridhjetë vjet duke i qëndruar kohës si një nga simbolet më të njohura në botë.

Po i njëjti brend botëror është duke funksionuar po ashtu në Kosove që nga muaji Prill, me hapjen e mbi 45 pikave në vendin tonë, krahas me marketet Deli by Shell ku deri në fundvit do të implementohen gjithsej 52 pika. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar