Në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë në pjesën jugore të Maqedonisë, në afërsi të kufirit maqedonas-grek, janë gjetur 30 predha artilerike, por numri i tyre supozohet të jetë më i madh, raporton Anadolu Agency.
Gjatë pastrimit të oborrit për ndërtimin e shtëpisë private të banimit në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë, pronarët fillimisht kanë gjetur dy predha, me çka e kanë lajmëruar policinë, ndërsa pas pastrimit të terrenit, ekspertët kanë gjetur 30 predha.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se këto predha artilerike në madhësi 82 milimetra janë me origjinë nga Lufta e Parë Botërore dhe shumë prej tyre nuk janë shkrepur, gjegjësisht ende janë aktive dhe përbëjnë rrezik për vendbanimin. Sipas gjetjeve, bëhet fjalë për një magazinë fushore në të cilën ishin vendosur predhat.
“Pas njoftimit nga Ministria e Brendshme – Gjevgjeli, kemi ardhur për ndërhyrje. Për momentin ka 30 predha, prej të cilave 15 janë hequr, ndërsa 15 shihen, por numri do të jetë shumë më i madh. Shifra përfundimtare do të dihet në fund. Ka mundur të ndodhë fatkeqësi, sepse atje kishte një vend për gëlqerebërje vite më parë. Këtu është prodhuar gëlqere, mbi gjysmë metër mbi predhat, pa e ditur njerëzit. Në rast të një shpërthimi të vetëm këtyre 30 predhave, brenda një rreze prej 200 metra nga fshati nuk do të kishte asgjë”, tha për AA Eftim Mitrov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili është duke punuar në heqjen e predhave.
Siç shihet, predhat gjenden në afërsi të vendit ku me vite janë kryer punë dhe aktivitete të ndryshme, por askush nuk i ka vënë re, si dhe asnjëra nga predhat nuk ka shpërthyer.
Pas nxjerrjes së plotë të predhave nga kjo zonë, ato do të asgjësohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi