LAJMI I FUNDIT:

Preciziteti i pilotit të aeroplanit, bëri që sasia e madhe të ujit të derdhet mbi zjarr (Video)

Preciziteti i pilotit të aeroplanit, bëri që sasia e madhe të ujit të derdhet mbi zjarr (Video)

Një video amatore shfaq momentin kur një aeroplan rus hedh nga ajri një sasi të madhe të ujit për të fikur zjarrin.

Por ky veprim i pilotit bëri që edhe dy dëshmitarë të rastit të “lahen”, derisa aeroplani i titpit Ilyshin Il-76 hodhi mbi zjarr një sasi të madhe të ujit, transmeton Telegrafi.


Është interesant se si piloti shfrytëzon përvojën për të fluturuar shumë ulët, sa që në një moment dukej sikur do të rrëzohej në tokë, megjithatë preciziteti i tij në hedhjen e ujit bërë që zjarri të fiket por edhe të lagen dëshmitarët.

Aeroplani me katër motor që përdoret për qëllime të ndryshme, mund të lëviz me shpejtësinë maksimale prej 850 kilometra në orë dhe është 47 metra i gjatë. /Telegrafi/