LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me Bechtel&Enka-n

Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me Bechtel&Enka-n
????????????????????????????????????

Ministri Pal Lekaj të martën do ta prezantojë një raport para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik se si shteti i Kosovës rrezikon t’i humbë 63 milionë euro në projektin e autostradës “Arbër Xhaferi”. Gazeta “Zëri” ka arritur ta sigurojë raportin

Më 30 shtator 2016 ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ia kishte drejtuar një kërkesë të pazakontë shefit të tij Isa Mustafës.


Në kërkesë Zharku kërkonte që Qeveria e Kosovës të aprovonte një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Kërkesa bazohej në faktin se Ministria nuk kishte arritur t’i kryente të gjitha obligimet financiare ndaj kompanisë ndërtuese “Bechtel-Enka”.

Në bazë të një raporti konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, Ministria e udhëhequr asokohe nga Lutfi Zharku fillimisht e kishte arritur një marrëveshje me kompaninë me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.

Kjo kosto përfshinte afatin shtesë njëvjeçar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, që kompania së bashku me stafin dhe makineritë do të duhej të qëndronte në Kosovë.

Megjithatë e njëjta kërkesë, sipas këtij raporti një kopje të të cilit e posedon gazeta “Zëri”, nuk u mor parasysh nga ish-kryeministri Isa Mustafa./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori