LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat në ndeshjen Kosovë 1-0 Moldavi: Mesazhi i Dardanëve, ankesat e Engin Firat, Ujkani ‘trajner’ në fushë dhe zhgënjimi i Nuhiut

Prapaskenat në ndeshjen Kosovë 1-0 Moldavi: Mesazhi i Dardanëve, ankesat e Engin Firat, Ujkani ‘trajner’ në fushë dhe zhgënjimi i Nuhiut

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Kosova e mbyll grupin në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Moldavia e katërta me një pikë. Sllovenia e fitoi grupin me 14 pikë, ndërsa Greqia e dyta me 12 pikë.

As në këtë ndeshje sikurse në të shkuarat, nuk munguan momentet interesante, ku Telegrafi ua sjell të mbledhura në një shkrim.

Fushata senzibilizuese “Bëhu zëri im”

Sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ‘Dardanët’ kanë mbështetur fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

Mesazhi i Dardanëve në lindje të stadiumit

Nuk ka munguar një mesazh i Dardanëve për lojtarët para ndeshjes. “Me ju në humbje e fitore, me ju në borë e në shi, me ju kudo dhe gjithmonë, ju jeni luanët tanë, ju jeni dardanë të rritun në luftë më të fortë se frika”, shkruante në mesazhi i Dardanëve që ishte i vendosur në lindje të stadiumit.

Goli i Zhegrovës nga pozita jashtë lojës, banka e Moldavisë kërkuan kartonë

E gjithë banka e Moldavisë u ngrit në këmbë, kur Edon Zhegrova shënoi gol nga pozita jashtë lojës.

Ata kërkua nga gjyqtari i ndeshjes që ta ndëshkojë me të verdhë Zhegrovën pasi ky goditi topin pas gjyqtari kishte vërshëllyer. Megjithatë prishtinasi shpëtoi pa u ndëshkuar.

Goli i parë i Kastratit me Kosovën dhe festa e tij me shkronjën A

Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë me fanellën e Kosovës. Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka shënuar në minutën e 31-të të ndeshjes. Ai festoi duke bërë shkronjën “A” me gishta. Një dedikim që nuk e zbuloi as pas ndeshjes.

Engin Firat, probleme me Alitin dhe Hadërgjonajn

Përzgjedhësi i Moldavisë, Engin Firat, nuk u ul në bankë për asnjë minutë, ndërsa kishte koment pothuajse për çdo ndërprerje nga gjyqtari. Ai fillimisht kishte një fjalosje me Florent Hadërgjonajn, pastaj kërkoi karton të verdhë për Fidan Alitin. Përfundoi duke u ndëshkuar vetë me të verdhë.

Ujkani, trajneri i Kosovë në fushë 

Samir Ujkani u kthye në portë pas një kohe të gjatë. Ai ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes duke udhëhequr bashkëlojtarët e tij. Kapiteni në asnjë moment nuk u ndal duke i këshilluar, e që në fund doli mirë, pasi e mbajti portën e paprekur dhe Kosova mori fitore.

Zhgënjimi i Atdhe Nuhiut

Gjate gjithë pjesës së dytë ai ishte në nxehje, por në minutën e 86 u largua pa marrë leje për në tribunë. Përgatitësi atletik i kërkoi shpjegime për largimin e tij, derisa ai i tha se nuk ka më kohë për tu inkuadruar ai në lojë. Nuhiu haptazi shprehu zhgënjimin për mos inkuadrim.

Debutimi i Armend Thaqit, lojtari i parë nga Superliga që luan ndeshje zyrtare me Kosovën

Në këtë ndeshje ndaj Moldavisë, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi debutoi me Kosovën. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e tij me ekipin A. Thaqi bëhet lojtari i parë nga Superliga e Kosovës që debuton me Kosovën në ndeshje zyrtare.

Çlirimi i futbollistëve pasi u mbyll ndeshja

Me të dhënë shenjë gjyqtari për fundin e ndeshjes, futbollistët bërtitën me të madhe duke festuar fitoren.

Ata u çliruan pasi fitorja erdhi pas një viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori