LAJMI I FUNDIT:

Pranon fajësinë e akuzuara se ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

Pranon fajësinë e akuzuara se ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje dashurie.

Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, e akuzuara e ka pranuar fajësinë.

“E pranoj fajësinë për akuzën e cila më vihet në barrë, sepse të dëmtuarin e kam ngacmuar një kohë, i kërkoj falje dhe i premtoj gjykatës dhe të dëmtuarit se nuk do ta përsërisë veprën penale”, ka deklaruara A.A.

E njëjta ka kërkuar nga gjykata që pranimi i fajësisë të merret si rrethane lehtësuese.

Tutje, mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Ibadete Xhafa-Kuçi ka kërkuar nga gjykata që të ftohet eksperti i cili e ka bërë ekspertizën dhe ka konstatuar se e mbrojtura e saj ka nevojë t’i nënshtrohet një procesi psikoterapeutik, me karakter psiko-edukativ, si dhe të sqarojë se për çfarë trajtimi bëhet fjalë. E pas kësaj, avokatja tha se duhet marrë parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë edhe pranimin e fajësisë.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarës nuk u kundërshtua nga prokurori Koro, e më pa u aprovua nga gjykatësi Lavdim Bajraktari.

Në seancën e radhës e cila u caktua të mbahet më 8 nëntor 2021, në ora 09:00, do të ftohet ekspertja Arife Veselaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren e pandehura A/A nga dhjetori i vitit 2018 e në vazhdimësi deri më 5 gusht 2020, në vende të ndryshme ka ngacmuar ish-profesorin e saj.

Madje, në aktakuzë, thuhet se e pandehura i ka shkuar edhe në shtëpi të dëmtuarit duke i kërkuar lidhje dashurie.

Tutje në aktakuzë thuhet se e pandehura e ka ndaluar edhe në rrugë të dëmtuarin, duke tentuar ta përqafojë përkundër kundërshtimit të të dëmtuarit.

Me këto veprime e pandehura A.A, të dëmtuarit B.B, i shkakton shqetësim të madh emocional. Andaj, me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 1 i Kodit Penal, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori