LAJMI I FUNDIT:

Pranohen ankesat ndaj Oliver Spasovskit, LSDM-së dhe komunës së Kumanovës

Pranohen ankesat ndaj Oliver Spasovskit, LSDM-së dhe komunës së Kumanovës

Antikorrupsioni ka vlerësuar se ankesat e ngritura nga MPB-ja ndaj ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, për shkelje të dispozitave të Nenit 8A të Ligjit për zgjedhje, kanë bazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky komision ka vlerësuar se edhe ankesa tjetër e ngritur nga Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” kundër LSDM-së dhe koalicionit, komunës së Kumanovës, kryetarit të kësa komune, ndërmarrjes komunale të Kumanovës për shkelje të dispozitave të Nenit 8B të të njëjtit ligj, ka bazë.


Ky vlerësim vjen pas shqyrtimit në seancën e sotme të Komisionit shtetër për pengimin e korrupsionit (KSHPK) të ankesave të lartëpërmendura, të dorëzuara në këtë komision më 28 nëntor.

Me këtë rast, KSHPK-ja ka vendosur që t’i propozojë Prokurorisë themelore të Shkupit që të ndërmerr aktivitete për shqyrtimin e dyshimeve në këto ankesa dhe të dorëzojë informacionin e plotë në komision./Telegrafi/