Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak, tha se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsideron atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
Nga ana tjetër, Lajçak tha pas takimit me Kurtin se kanë diskutuar “gjithçka” që lidhet me dialogun, por se diskutimi ka qenë i përqendruar te propozimi evropian.
Ai përsëriti qëndrimin se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.
Analistët në RTV Dukagjini kanë mendime të ndryshme mbi këto qëndrime të kryeministrit Kurti.
Ylli Hoxha thotë se asgjë e re nuk është në deklaratën e së hënës së Kurtit.
“Deklarata është mjaft e vjetër: “pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian dhe e konsiderojmë bazë të mirë për të ecur më tutje”. Zhvillim i ri janë kushtet e Kurtit për Asociacionin dhe pranimi i tij nga ana e kryeministrit. Kurti dhe Vuçiqi kanë hyrë në një garë ku po shpresojnë që me “po”-të e tyre të nxjerrin “jo”-në e kundërshtarit”, deklaroi Hoxha.
Astrit Gashi thotë se ka dyshime që kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo janë disa pika problematike edhe në planin franko-gjerman.
“Kompromisi i parë që e bënë Kurti është pranimi i një plani që nuk e ka njohjen e përfshirë. Albini po tendon që në këtë Asociacion të fusë edhe Mamushën që më pas të thotë se ky Asociacion nuk është vetëm i komunave serbe.
Pjesëtari i shoqërisë civile Dibran Gashi thotë se Kosova ka treguar pamundësinë e saj për të ushtruara sovranitet në veri në momentin kur nuk ka mundur të largojë barrikadat nga veriu i saj.
Hoxha thotë se Kurti është tërhequr nga disa qëndrime të forta që ka pasur në të kaluarën.
“Kur i jepet drita e gjelbër planit franko-gjerman, njëherit po konsiderohet se kjo është platformë e mirë për të shkuar përpara. Kjo i bie që marrëveshja finale do të arrihet më vonë dhe tash vetëm jemi në fillesa. Pra ne po e bëjmë Asociacionin dhe plani franko-gjerman nuk po na jep asgjë pos që po e ruajmë status-quon”.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se Kurti me pranimin e planit franko-gjerman, ka pranuar edhe Asociacionin si një prej pikave të tij.
“Plani franko-gjerman mbulon të gjitha çështjet, sidomos marrëveshjet e nënshkruara deri tani. Kurti edhe mund ta braktisë në fund Asociacioni, por me deklaratat e deritanishme me logjikën e procesit ai ka pranuar Asociacionin. Problemi është se Kurti nuk po tregon pse dështoi në arritjen e qëllimeve të tij pasi plani franko-gjerman nuk parasheh njohjen”.
Ish-ministri Dardan Gashi thotë se plani franko-gjerman avancon pozitën e Kosovës.
“Njohje siç është kërkuar nuk është por të gjitha elementet e njohjes së shtetësisë i ka. Realiteti është i tillë. Njohja e kufijve është brenda. Njohja e sovrantetit është. Njohja e integritetit territorial është brenda”, deklaroi Dardan Gashi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit