LAJMI I FUNDIT:

“Pranayama”, një teknikë e thjeshtë frymëmarrjeje mund t’ju ndryshojë jetën

“Pranayama”, një teknikë e thjeshtë frymëmarrjeje mund t’ju ndryshojë jetën

“Pranayama” në mënyrë të thjeshtë është “kontrolli i frymëmarrjes”

Vetë termi përbëhet nga dy fjalë: “prana” dhe “yama”.

Prana nënkupton një forcë vitale, jetësore, që është thelbësore që të qenë gjallë dhe “yama” është kontrolli. Prana ekziston kudo dhe gjendet gjithashtu brenda trupit tonë.

Një mjeshtër i Pranayamas shprehet:

“Mendja është si një balonë dhe Pranayama është filli me të cilin lidhet. Kështu, përsa kohë ju e mbani atë dhe e kontrolloni saktësisht, ju mund të luani me balonën. Më pas, kur nuk ka kontroll ose filli nuk është më i lidhur me balonën, ajo fluturon dhe ne nuk kemi më kontroll mbi të, mbi mendjen tonë.”

Një praktikuese e teknikës shprehet:

“Më ndihmon të qetësoj mendjen sepse krijon një përqendrim mes meje dhe botës sime të brendshme, për të përpunuar emocionet. Krijon një hapësirë, kur jam në periudhë stresuese dhe ndoshta thjesht dua të marr dhe të lëshoj frymën. Është cilësia e frymëmarrjes që të qetëson.”

Studimet tregojnë se frymëmarrja redukton nivelet e stresit, si dhe simptomat e depresionit dhe ankthit.

Ushtrimet e ngadalta të frymëmarrjes gjithashtu ulin presionin e gjakut në trup dhe po këtë efekt, kanë disa nga llojet e Pranayama-s, si për shembull: Bhramari, Sheetali, etj.

“Prana” është një energji universale.

Nuk është e sigurt se kush e solli këtë teknikë, ashtu sikurse pjesa më e madhe e historisë së yoga-s është ende e paqartë, por të gjithë mund ta provojnë frymëmarrjen “Pranayama”.

Ju mund ta realizoni atë shtrirë ose ulur. Disa prej mënyrave mund t’i shihni këtu:

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori