Ky ushtrim i frymëmarrjes është gjithashtu i mirë për imunitetin

Frymëmarrja nëpërmjet këtij ushtrimi joge (pranayama) që qetëson mendjen dhe dëbon mendimet e padëshiruara, përmirëson përqendrimin dhe sjell më shumë oksigjen në tru se frymëmarrja normale quhet anuloma viloma, ose frymëmarrje e alternuar nëpërmjet vrimave të hundës pa e mbajtur frymën.


Ne e kryejmë këtë pranayama në këtë mënyrë: ulemi me këmbët e kryqëzuara ose të gjunjëzuar, ndërsa shtylla kurrizore është e mbështetur në dysheme në një pozicion neutral, transmeton Telegrafi.

Shuplaka e majtë në Jnana Mudra (prekja e gishtit tregues dhe gishtit të madh) vendoset në gjurin e majtë, kurse e djathta në Vishnu Mudra (gishti tregues dhe gishti i mesit prekin pëllëmbën, ndërsa gishtat e tjerë janë të shtrirë).

Mbyllni vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë, merrni frymë nëpërmjet vrimës së majtë të hundës, më pas mbyllni vrimën e majtë të hundës me gishtin e unazës të dorës së djathtë dhe nxirreni frymën nëpër vrimën e djathtë, merrni frymë në të djathtën dhe mbyllni përsëri vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh dhe nxirreni frymën në të majtën. Ky është një raund.

anulom vilom steps

Marrim frymë sa më të qetë, më gjatë dhe më thellë, sikur të kemi një qiri përpara hundës, flakën e të cilit nuk duam ta shuajmë me frymë. Rekomandohet të bëni të paktën 7 raunde të këtij ushtrimi.

Nëse bëjmë anuloma viloma pranayama ndërmjet orës 22 dhe 4 të mëngjesit vepron në çakrën e zemrës, midis orës 4 dhe 10 të mëngjesit vepron në çakrën e fytit, midis orës 10 dhe 16 në syrin e tretë, çakrën midis vetullave dhe midis orës 16 dhe 16 22 në çakrën e kurorës që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës.

KUJDES: Si çdo pranayama, kryhet me stomakun bosh.

Kryerja e rregullt e kësaj pranayama stimulon trurin të punojë më mirë dhe lidh hemisferën e majtë dhe të djathtë të trurit, kur marrim frymë në hundën e majtë zgjojmë anën e djathtë të trurit dhe anasjelltas. Përmirëson dhe balancon rrjedhën e ajrit nëpër vrimat e hundës, dhe rrjedhën e energjisë (prana) përmes kanaleve të energjisë. Gjithashtu pastron sinuset dhe rrit imunitetin e organizmit. /Telegrafi/