LAJMI I FUNDIT:

Praktikë e re për njoftimin e rasteve me COVID-19 në Fushë Kosovë, IKSHPK i dërgon komunës vetëm inicialet e personave të prekur

Praktikë e re për njoftimin e rasteve me COVID-19 në Fushë Kosovë, IKSHPK i dërgon komunës vetëm inicialet e personave të prekur

Në Komunën e Fushë Kosovës sot janë paraqitur edhe dy raste të reja me coronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se sonte ka ndodhur një praktikë e re sa i përket njoftimit për personat e prekur me coronavirus nga IKSHPK.


“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori