LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu Brothers prezanton Vargun e Blertë – shtëpinë ekologjike në zemër të Taukbahçes

Pozhegu Brothers prezanton Vargun e Blertë – shtëpinë ekologjike në zemër të Taukbahçes

Kompleksi i mbyllur banimi ‘Vargu i Blertë’ ndodhet në zemër të parkut të Taukbahçes, në lokacionin e përsosur për relaksim, në afërsi të së cilës ndodhet edhe parku nacional i Gërmisë – ideal për aktivitet, relaksim apo piknikë të këndshëm me familjen tuaj.

Gjithashtu, kjo pozitë është shumë strategjike për shkak të afërsisë me qendrën e qytetit, që iu mundëson banorëve një qasje të lehtë në përditshmërinë e tyre.

Arkitektura moderne e 48 shtëpive të ‘Vargut të Blertë’ ka një koncept unik urban. Shtëpitë janë të veshura me fasadë dhe tulla që i japin identitet të veçantë kullës ekologjike të banimit.

Qëndrueshmëria, ekologjia dhe hapësira rekreative e veçojnë këtë kompleks duke e bërë të dëshiruar sidomos për persona që çmojnë rehatinë dhe duan privatësi.

‘Vargu i Blertë’ ka sistem efiçient ventilimi – me pompa termike për ngrohjen e tërësishme të kompleksit dhe mekanizma të ftohjes për të krijuar freski gjatë ditëve të verës.

Kompleksi, sikurse edhe quhet, ka hapësirë të konsiderueshme të blertë, ajër të pastër dhe ndriçim të bollshëm në çdo hapësirë brenda shtëpive.

‘Pozhegu Brothers’ ofron kushte fantastike për një jetesë të lumtur, të qetë, të rehatshme dhe të sigurt. Vendimi yt, rehati për familjen.

Artikull i sponzorizuar