LAJMI I FUNDIT:

Pozë pa makijazh nga vaska, bien në sy vetullat e trasha të Sofia Vergaras

Pozë pa makijazh nga vaska, bien në sy vetullat e trasha të Sofia Vergaras
(Foto: Instagram/sofiavergara)

Një nga femrat më të bukura në botë, Sofia Vergara, ka postuar në Instagram një fotografi, ku shfaqet në një vaskë pa grim në fytyrë.

“Po planifikoj si ta transportoj këtë vaskë në Los Angeles”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke treguar se ndodhej në Paris.


Ndjekës të shumtë e vlerësuan aktoren e njohur dhe pamjen e saj natyrale, por të shumtëve u ranë në sy vetullat e saj të trasha.

(Foto: Instagram/sofiavergara)

Disa ndjekës madje as që e kanë njohur, derisa të tjerë janë të bindur se në fotografi është motra e saj.

Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë
Lexo po ashtu Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë

Si përkujtim, aktorja më e paguar në botë së shpejti do të luajë rolin e shefes famëkeqe kolumbiane të drogës, Griselda Blanco, e cila njihej gjerësisht si “Kumbara”.

Seriali me gjashtë episode do të shfaqet premierë në Netflix më 25 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/