LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse të gjithë ftohin kështu një qen të mbinxehur, është gabim!

Pothuajse të gjithë ftohin kështu një qen të mbinxehur, është gabim!

Nuk i ndihmoni, ju i krijoni një kundërefekt – mund të jetë fatal!

Çfarë duhet të bëni për të freskuar qenin tuaj kur temperaturat janë të larta?


Nxehtësia është e vështirë për t’u përballuar nga kafshët, kështu që temperaturat e larta mund të kenë një efekt të keq në shëndetin e qenve.

Pakkush e di se qentë mund t’i nënshtrohen goditjes së nxehtësisë edhe në temperatura mbi 25 gradë Celsius, prandaj ekspertët paralajmërojnë për intervalet kohore në të cilat nuk duhet t’i nxirrni jashtë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, çfarë të bëni kur qeni është mbinxehur, si ta ndihmoni atë?

– Dashamirë të kafshëve, mos bëni kurrë gabim ta lagni me ujë të ftohtë një qen të mbinxehur ose t’i vendosni një peshqir të lagur në shpinë. Do të krijoni efektin e kundërt nga ai që dëshironi. Për shkak të të ftohtit, venat tkurren, dhe për shkak të temperaturës së lartë (mbi 42 gradë) – albuminat në gjak mpiksen, gjë që e bën gjakun të trashë.

Për shkak të kombinimit të të dyjave, zemra nuk mund të marrë më gjak dhe organet dështojnë një nga një, për shkak të mungesës së oksigjenit. Rezultati është një vdekje shumë e ngadaltë dhe shumë e dhimbshme.

Nëse përpiqeni të ndihmoni një qen të mbinxehur në këtë mënyrë, ai përsëri do të vdesë. Fillimisht jepini të pijë ujë të vakët dhe më pas ftohini shputat, gjoksin dhe pjesën e poshtme të barkut me një peshqir të lagur. Më pas vendoseni qenin në hije mbi një peshqir të lagur dhe jepini ujë për të pirë kur të dojë.

Jini të kujdesshëm, sepse vazhdimisht shohim pamje të qenve të mbinxehur që dalin nga makinat me ujë të derdhur në shpinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori