LAJMI I FUNDIT:

Posta promovoi motoçikletat ekologjike

Posta promovoi motoçikletat ekologjike

Me rastin e Ditës Botërore të Postës, sot është bërë promovimi i motoçikletave ekologjike për postierë, që janë blerë përmes një projekti të përbashkët nga Posta e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

“Këto motoçikleta do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, por edhe për shpërndarje më të mirë dhe më të lehtë të dërgesave postare. Ne e kemi prioritet avancimin e kushteve për punë për postierët tanë. Para disa javësh postierët i kemi pajisur edhe me uniforma verore dhe dimërore si dhe me çanta”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha, transmeton Telegrafi.


Posta synon që gradualisht të zëvendësojmë të gjitha motoçikletat e vjetra me karburant me motoçikleta me energji elektrike.

Kryeshefi ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për kontributin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti, ndërkaq sekretarit të përgjithshëm Arben Çitaku, që ishte i pranishëm në promovim, i ka ndarë një mirënjohje.
Ai po ashtu ka falënderuar ministrat Ferat Shala dhe Blerand Stavileci të cilët kanë përkrahur fuqishëm këtë projekt.

Çitaku tha se MMPH do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes projekte të ngjashme edhe me institucione tjera me qëllim që të përmirësohet kualiteti i mjedisit në vendin tonë.

Dita Ndërkombëtare e Postës shënohet për çdo vit, më 9 tetor, në të gjitha shtetet e botës. Në këtë datë, në vitin 1874 është themeluar Unioni Postar Universal (UPU), agjenci e Kombeve të Bashkuara, që përbëhet nga 192 shtete anëtare.

“Të gjithë kolegëve të mi ua uroj Ditën Ndërkombëtare të Postës, veçanërisht postierëve, ndërkaq qytetarëve ju premtoj se shërbimet tona do të jenë edhe më cilësore”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori