LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës përfshihet në pakon fiskale për COVID-19

Posta e Kosovës përfshihet në pakon fiskale për COVID-19

Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente prej Qeverisë së Kosovës, si mbështetje për humbjet që pati ndërmarrja në këtë kohë pandemie të coronavirusit COVID-19.

“Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifaj dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina, në emër të Postës së Kosovës, falënderojnë Qeverinë dhe ish ministren e linjës, Rozeta Hajdari për mbështetjen financiare që i dhanë për ndërmarrjen tonë, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve me zyra postare në të gjitha regjionet, përfshirë edhe komunat në karantinë.


Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, garantojnë se mjetet financiare të pakos emergjente të marra nga Qeveria e Kosovës, do t’i shpenzojnë në mënyrë më
racionale në përmbushjen e obligimeve jetike operacionale për funksionim normal të Ndërmarrjes, ashtu si janë parapa sipas Pakos Fiskale COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/