LAJMI I FUNDIT:

Portugalia nënshtron Zvicrën, Spanja dhe Republika Çeke luajnë baras

Portugalia nënshtron Zvicrën, Spanja dhe Republika Çeke luajnë baras
(Foto: Twitter/Portugal)

Me rezultat 4-0, Portugalia ka triumfuar përballë Zvicrës në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

William Carvalho e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të pas asistimit nga Cristiano Ronaldo.


Superyllit të Manchester Unitedit i takuan dy golat e radhës (35’ dhe 39’) duke e dërguar përfaqësuesen e tij në pushim me avantazh prej tre golash.

Një tjetër gol u realizua në pjesën e dytë, ndërsa autor ishte Joao Cancelo (68’).

(Foto: Twitter/Portugal)

Në një takim tjetër të këtij grupi, Republika Çeke dhe Spanja kanë luajtur baras (2-2).

Jakub Pesek (4’) dhe Jan Kuchta (66’) realizuan për çekët, ndërsa dy golat e La Roja i realizuan Gavi (45’+3) dhe Inigo Martinez (90’).

Pas dy xhirove, Portugalia është lider i Grupit 2 në Ligën A me katër pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, ndërsa Spanja ka dy pikë, kurse Zvicre asnjë pikë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Eleccion Espanola de Futbol)

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori