LAJMI I FUNDIT:

Portreti i valltarit fluturues (Video)

Portreti i valltarit fluturues (Video)

Valltarit Rexhep Çeliku i është dhënë ditën e djeshme lamtumira për në banesën e fundit.


Në homazhet për nder të tij në Muzeun Historik Kombëtar, miq, të afërm, kolegë, artistë, dashamirës të artit e personalitete politike, u mblodhën për ti dhënë lamtumirën ‘Nderit të Kombit’, Rexhep Çelikut.

Në faqen zyrtare në Facebook, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka shpërndarë një jetëshkrim për artistin e madh.

Çeliku ka interpretuar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqe në skena të ndryshme në tre kontinente, ka marrë pjesë në 30 festivale ndërkombëtare, ka interpretuar në më shumë se 3000 shfaqje artistike; ka merituar dhjetë Çmime të para si interpretuesi më i mirë. /Telegrafi/