LAJMI I FUNDIT:

Porsche shfaqë pesë modelet me aerodinamikën më të mirë (Video)

Porsche shfaqë pesë modelet me aerodinamikën më të mirë (Video)

Prodhuesi gjerman Porsche, që është i njohur për investimet në improvizimin e aerodinamikës në vetura, ka shfaqur pesë modelet që e prenë ajrin më së miri.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se cilat janë këto makina dhe bazuar në fuqinë që kanë, cila është shpejtësia që e arrijnë, transmeton Telegrafi.


Përmes tymit të simuluar, shihet edhe funksioni që e kryen krahu i vënë në pjesën e pasme, për të ndihmuar në lëvizjen më të shpejtë.

Në këtë përmbledhje janë pesë vetura që janë prodhuar në kohë të ndryshme, por që mbesin si modele sa i përket mundësisë për prerjen e ajrin.

Bazuar në këto forma, besohet se kanë punuar edhe shumë kompani që merren me dizajnin dhe prodhimin e makinave. /Telegrafi/