LAJMI I FUNDIT:

Porsche prezanton modelin e parë të Macan T

Porsche prezanton modelin e parë të Macan T

Shkronja T paraqet formën e vetme të vozitjes dinamike në kompaninë Porsche qysh nga fillimi i viteve të 60-ta.

Bëhet fjalë për shkurtesën “Touring”, kurse veturat që kanë këtë shkronjë ofrojnë përvojë të veçantë në vozitje falë mjeteve precize në motorë, transmeton Telegrafi.


Duke i qëndruar besnik shpirtit të modelit 911 T nga viti 1968, Macan T ka një “set-up” dinamik dhe një motor 2 litërsh, kështu është pozicionuar mes modelit Macan dhe Macan S.

Për dallim nga motori 2,9 litërsh biturbo V6 në Macan S dhe GTS, kur bëhet fjalë për Macan T – është afro 58 kilogramë më i lehtë. Kjo i mundëson performancë të jashtëzakonshme në start.

Kjo veturë prodhon 265 kuaj-fuqi, ku motori është i pajisur me ndërrues me shtatë shpejtësi dhe sistem tërheqje me të katër rrotat, ndryshe i njohur si Porsche Traction Managment.

Duke marrë parasysh se është i pajisur me pakon standarde Sport Chrono, Macan T arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 6,2 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 232.

Macan T do të shitet me çmim fillestar prej 69.462 euro. Modeli i ri tashmë është i qasshëm për t’u porositur, e mjetet e para do t’i dërgohen pronarëve të rinj në Gjermani gjatë prillit. /Telegrafi/