LAJMI I FUNDIT:

Porsche i paralajmëruar të lansohet më 2019, është kapur gjatë procesit të testimit (Foto)

Porsche i paralajmëruar të lansohet më 2019, është kapur gjatë procesit të testimit (Foto)

Njohësit e super-makinave pretendojnë se Porsche e cila ishte thënë se do të lansohej më 2019, është kapur teksa testohej në një terren me borë.

Ky 911 ngjanë shumë me paraardhëset e tij, megjithëse i ka dritat e përparme dhe dorezat e dyerve, tërësisht ndryshe prej tyre, transmeton Telegrafi.


Grilli, kapaku i përparmë dhe pjesët anësore, po ashtu kanë pësuar ndërrime të lehta, por jo edhe strukturën që kanë modelet e mëparshme.

Nuk dihet se çfarë fuqie ka, mirëpo këto besohet se do bëhen të ditura brenda dy vitesh, derisa të publikohet në Frankfurt Motor Show. /Telegrafi/