Me Taycan-in e ri, Porsche e lanson variantin e katërt të makinës elektrike sportive, këtë herë vetëm me ngasje në rrotat e prapme dhe dy lloje të madhësisë së baterisë.

Me baterinë standarde, modeli i ri në nivelin fillestar përcjell 408 kuaj fuqi. Në regji të “Overboost” me Launch Control, fuqia rritet deri në 476 kuaj fuqi. Me opsionin “Performance Baterry Plus”, fuqia shkon në 326 kuaj, ndërsa me regjimin “Overboost”, fuqia rritet deri në 380 kuaj.

Taycan-i i ri

Sikur edhe tek variantet tjera, pajisja opsionale përfshin “HeadUp Display” në ngjyrë dhe mbushës për makinë, me kapacitet deri 22 kW. Me “Functions on Demand (FoD)”, shoferët e Taycan mund të blejnë funksione të ndryshme për komoditet ose ndihmë. Ky funksion është i qasshëm pas dorëzimit të makinës, si dhe për konfigurime origjinale të makinave sportive. Aktivizimi nëpërmjet Internetit do të thotë që nuk është e nevojshme të vizitohet “Porsche Servis”. Për momentin, kjo është e mundshme për funksionet “Porsche Intelligent Range Manager (PIRM)”, Power Sterring Plus, Active Lane Keeping Assist dhe Porsche InnoDrive.

Zgjedhje prej dy baterive

Bateria standarde me një shtresë karakterizohet me kapacitet bruto prej 79.2 kWh. Bateria opsionale me dy shtresa “Performance Battery Plus” ka kapacitet prej 93.4 kWh. Diapazoni, në pajtim me WLTP është deri 431 ose deri 484 kilometra.

Taycan arrin deri në 100 km/h për 5.4 sekonda, me të dy versionet e baterive. Shpejtësia maksimale gjithashtu është 230 km/h, me të dy bateritë, ndërsa kapaciteti maksimal për mbushje është deri 225 kW me baterinë standarde ose deri 270 kW me “Performance Battery Plus”.

Motor elektrik inovativ dhe performanca dinamike

Shpejtësia impresionuese, fuqia karakteristike për makina sportive dhe shpejtësia e vazhdueshme – këto karakteristika i ka modeli i ri bazë i Taycan. Motori sinkron i “jashtëzakonshëm” në boshtin e pasmë ka një gjatësi aktive prej 130 mm dhe për këtë arsye është e njëjtë me atë të ndërtuar në Taycan 4S. Invertori i kontrolluar nga impulsi në boshtin e pasëm funksionon deri në 600 amper.

Përkrah motorit sinkron “të jashtëzakonshëm” në boshtin e pasëm, arkitektura ngasëse përfshin edhe ndërruesin e shpejtësive prej dy shkallëve. Gjithashtu, sikur tek modelet tjera, karakteristikat më të rëndësishme janë drejtimi inteligjent me mbushje, si dhe aerodinamika e lartë. Me rezistencë ajrore prej 0.22 aerodinamika e Taycan jep kontribut të rëndësishëm në energjinë harxhuese dhe arritje të madhe në bateri. Fuqia maksimale e rikuperimit të energjisë elektrike arrin në 265 kW.

Dizajni i jashtëm me Porsche DNK të vërtetë

Me dizajnin e pastërt, Taycan sinjalizon fillimin e një epoke të re. Në të njëjtën kohë, e përmban edhe DNK në dizajnin e Porsche. Nga pjesa e përparme, makina elektrike sportive, duket jashtëzakonisht e lartë dhe e gjerë, me shumë elemente konturi. Silueta e saj është e veshur sipas linjës sportive lart, që lëshohet deri në pjesën e pasme, ndërsa karakteristike janë edhe pjesët anësore. Këto karakteristika plotësohen me elementë inovativë siç është mbishkrimi i xhamit me logon e Porsche në shiritin e dritës së pasme. Karakteristikat e Taycan përfshijnë rrota “Taycan Aero” të optimizuara në mënyrë aerodinamike 19 inç dhe kalipeta të zeza të anodizuara të frenave. Detajet në pjesën e përparme, pragjeve anësore dhe shpërndarësit të pasëm në të zezë janë të njëjta me ato në Taycan 4S.

Dizajn i brendshëm unikat

Kabina e Taycan shënon fillimin e një epoke të re me strukturë të qartë dhe arkitekturë plotësisht të re. Boshti i pavarur i instrumeteve formon pikën më të lartë të tabelës kontrolluese. Kjo vendos fokus të qartë të shoferit. Elementet tjera përfshijnë sistemin info-zbavitës qendror prej 10.9 inç dhe pamje shtesë para bashkudhëtarit.

Taycan vjen pjesërisht me enterier prej lëkure, si dhe ulëse të përparme të rehatshme me përshtatje në tetë drejtime. Makina ndahet në dy pjesë për bagazh: 84 litra përpara dhe deri 407 litra prapa. Taycan gjithashtu është modeli i parë i Porsche me brendësi pa lëkurë.

Sistemi shasi i rrjetit qendror

Porsche përdor sistem qendror, kontrollues për shasinë e Taycan. Kontrolli i integruar i shasisë së Porsche 4D i analizon dhe sinkronizon të gjitha sistemet e shasisë në kohë reale.

Pezullimi ajror përshtatës është i pajisur edhe me funksionin Smartlift. Kjo i mundëson Taycan të përshtatet në jastëk vozitje, me çka makina automatikisht ngritet kur rruga e kërkon një gjë të tillë, për shembull gjatë kalimit mbi rregulluesit e shpejtësisë nëpër rrugë. Funksioni “Smartlift” gjithashtu mund të ndikojë në lartësinë e makinës gjatë udhëtimit në autostrada dhe mund ta përshtasë lartësinë e makinës për kompromis më të mirë të mundshëm në mes efikasitetit dhe rehatisë gjatë vozitjes.

Fusha e veprimit e Taycan

Taycan në mënyrë standarde është e pajisur me frena monobllok alumini me gjashtë pistona me kalibër fiks përpara dhe frena monobllok prej alumini me katër pistona me kalibër fiks në pjesën e pasme. Disqet e frenave të ventiluara nga brenda janë me diametër 360 mm në pjesën e përparme dhe 358 mm në pjesën e pasme. Kaliperat e frenave ngjyrë të zezë. Një opsion shtesë është Porsche Surface Coated Brake (PSCB) frenat me performancë të lartë. Disqet e saj kanë një diametër prej 410 mm përpara dhe 365 mm mbrapa.

Vit i suksesshëm për Taycan

Porsche me sukses e ka filluar vizionin për të ardhme elektrike, duke shpërndarë mbi 20.000 modele Taycan për klientët në të gjithë botën gjatë vitit 2020. Makina sportive elektrike tashmë ka marrë rreth 50 çmime ndërkombëtare, para se gjithash në tregjet kryesore në Gjermani, SHBA, Britani të Madhe dhe Kinë. Taycan i ri me ngasje nga rrotat e prapme ka vendosur rekord të ri “Guinness” për drift më të gjatë me makinë elektrike prej saktësisht 42 kilometrave.